Lajme Shqip Saturday, 12 October 2013 18:15

Ka qëndruar disa ditë në Prishtinë pas pjesëmarrjes së tij, si dhe çmimit që fitoi në spektaklin “Zhurma Shoë Aëards”. Ne e kemi takuar Noizin në Preshevë ku, së bashku me shumë miq repera të njohur të Kosovës, ai ka qenë në një koncert bamirësie për të ndihmuar një vajzë të vogël që vuan nga një sëmundje problematike.

E, në fakt, njohëm një reper krejt ndyshe nga ajo që thuhet dhe duket, me plot humanitet brenda tij. Jo vetëm është pritur mirë në këtë koncert në Preshevë; Fansa të tij vinin e takonin, madje para koncertit në lokalin mikpritës, disa të rinjfansa të artistit i sollën një tortë për t’i uruar ditëlindjen që reperi kishte pasur para një jave. Ndërsa pas skenës, në Pallatin e Kulurës në Preshevë, reperin e takonin shumë të rinj dhe bënin foto me të, njëra prej të cilëve ishte një vajzë, e cila jo vetëm i dha disa dhurata shumë interesante edhe për vajzën e tij, por ajo shpërtheu në lot kur e takoi reperin.
Nga ky koncert janë përfituar 5 mijë euro, që kanë shkuar si ndihmë për vajzën e vogël, e cila quhet Tana./albeu/