Lajme Shqip Tuesday, 12 November 2013 19:50

Lazarati është padiskutim një nga fshatrat më të famshëm jo vetëm në Shqipëri por i njohur edhe në botë. Madje së fundmi një shkrim nga Agjencia e lajmeve AFP  e ka krahasuar atë me Gazën për shkak të mureve të lartë dhe telave me gjemba që rrethojnë parcelat me kanabis.

 

Si duket Lazarati ka qenë frymëzim  për reperin e njohur Noizy, i cili i ka kushtuar këngë atij. ”Fletshat” titullohet kënga në bashkëpunim me reperat OverLord dhe Niil-B, ku Noizy shprehet pro hashashit.

 

“Duhet pak lazarat, du me i pa shkrepsat nalt, se na i kallim 3-fletshat”, janë disa nga vargjet e këngës. Menjëherë pas publikimit kënga ka marë klikime dhe komente të shumta në You Tube.