Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 18:02

 “Gangsta love” është projekti i fundit nga reperi Noizy në bashkëpunim me Ciljeta Xhilaga.

Kënga është realizuar me videoklip dhe pritet të lansohet brenda pak orëve.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë reperi, duke treguar arsyen e vonesës së klipit, i cili për shkak të minutazhës së gjatë ka marrë shumë kohë.

“Kjo do të thotë vetëm një gjë me datë 19.08.2015, “Gangsta love” le të shofim për rekorde. Gzohu për vrullin e momentit, qani për fitoren tonë”, ka shkruar Noizy në Facebook.

 Noizy si duket i është drejtuar Getit, i cili ka thyer rekord me bashkëpunimin me Dr Majk, në këngën “S’jena mo”, duke arritur milionshin në pak ditë.