Nju-Jork – Amerikani Gilbert Herik nuk ishte martuar pasi nuk e kishte gjetur ende “të dashurën” e tij.
Në moshën 99-vjeçare, veterani i Luftës së Dytë Botërore dhe punëtori i pensionuar i postës është martuar me 86-vjeçaren, Virginia Hartman, një vejushë me pesë fëmijë, transmetojnë agjencitë.
Herik tha se gruan e tij e njohu më 2010, në korridorin e një shtëpie pleqsh ku jetonin.
Pas kësaj, e vizitoi çdo ditë. Çifti, pas një kohe dëshiroi dhomë të përbashkët, por sipas rregullave të shtëpisë së pleqve kjo nuk ishte e mundur, vetëm po të ishin të martuar.
Ata u martuan më 6 qershor.