Lajme Shqip Thursday, 13 June 2013 15:41

Ato nuk kanë sekrete sa i përket preferencës ndaj njëra tjetrës. Madje kohë më parë, Rita Ora e kishte quajtur modelen Cara Delevingne, si “gruaja” e saj.

Por ajo që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, nuk ka qenë një pamje e zakonshme, shkruan Daily Mail.Modelja Cara i është bashkangjitur Ritës në skenë derisa kjo e fundit po performonte.

Të dyja kanë bërë një “vallëzim të ndyrë”, përpara publikut, shkruajnë mediat e huaja.

“Në momentin më të mirë, në momentin kur Rita ishte duke u kënaqur me performancën e saj, është shfaqur Cara në skenë”, shkruan D.Mail.