Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 18:49

Familja më e famshme hollivudiane ka qenë mëse e kënaqur të shkojë në teatër si një publik i thjeshtë, dhe kjo ka ndodhur dy herë brenda javës!

Por Brad Pitt 47 dhe Angelina Jolie 36-vjeç kanë vendosur që udhëtimi i tyre i gjatë prej katër orësh për në Skoci, të bëhet larg syve përgjues dhe gjuetarëve të autografeve.

Kështu që ata vendosën për të marrë me qera të gjithë trenin, që të ishte i mjaftueshëm për zogjtë e tyre, që të lëviznin të lirshëm gjithandej.

Sot në mëngjes çifti sëbashku me gjashtë fëmijët e tyre ju drejtuan trenit të mbrojtur nga truprojat, në një udhëtim që do t’i përcjellë në Skoci ku Brad do të xhirojë skenat e filmit të tij të ri “World War Z”.

Vlera që kanë paguar për të bërë këtë prenotim nuk bëhet e ditur, por sa do të ketë qënë, për çiftin më të pasur në botë, kjo është vetëm një shëtitje! (LajmeShqip.com)