Lajme Shqip Saturday, 13 October 2012 11:30

Oslo – Një filxhan kafe në mëngjes do të mund të ndihmonte miliona të punësuar për të shmangur dhimbjen të cilën e shkakton qëndrimi prej disa orësh ulur para kompjuterit, kanë treguar rezultatet e hulumtimit të ri.

Hulumtuesit kanë zbuluar që vullnetarët të cilët pa dërprerje kanë punuar në kompjuter 90 minuta kanë pasur shumë më pak dhimbje në qafë, duar dhe nyja nëse para shkuarjes në punë kanë pirë një filxhan kafe.

Gjatë hulumtimit të gjithë punëtorët kanë pasur probleme me dhimbjet e shkaktuara nga puna, por grupi i cili ka konsumuar kafe para shkuarjes në punë ka shfaqur intensitet shumë më të vogël të dhimbjes.

Zbulimi që madje dhe doza e vogël e kafeinës mund të ketë ndikim të madh në reduktimin e dhimbjes të shkaktuar nga puna, është rezultat i punës së shkencëtarëve nga Universiteti i Oslos.

Kafeina tashmë gjendet në disa ilaçe kundër dhimbjeve, siç janë aspirina dhe paracetamoli.

Hulumtimi sugjeron që kafeina stimulon disa receptorë të caktuar në trup që janë përgjegjës për bllokimin e efektit të dhimbjes.

Deri tani tashmë është dëshmuar që kafeja mbron nga kanceri i mëlçisë, nga Alzheimeri dhe madje edhe nga sulmet në tru. (LajmeShqip.com)