Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 14:19

Londër – Shpërblimin rekord 185 milionë euro në lotarinë “Euro milions”, e cila luhet në nënte shtete evropiane e ka marrë një britanik, ka kumtuar sot organizatori i lotarisë “Camelot”.

Shuma rekorde paraprake ka qenë 129 milionë në tetorin e vitit të shkuar e cila poashtu ka rënë në duar të një britaniku, njofton AFP.

Lotaria “Euro milions” luhet që nga viti 2004 e në të marrin pjesë nëntë shtete evropiane – Austria, Belgjika, Britania e Madhe, Franca, Irlanda, Luksemburg, Portugalia, Spanja dhe Zvicra.