Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 10:10

Margaret Flippence, 55-vjeçare, sëbashku me bashkëshortin, Nick, 59 – vjeçar, ishin duke i shёtitur të dy qentё e tyre buzë brigjeve të Aberdeenit, ku për një moment kanë hasë në një krijesë të çuditshme. Çifti menjëherë i ka njoftuar rojet bregdetare pёr tё hetuar rastin. Madje, njёri prej tyre iu ka thёnё ekspertëve: “Ngelёm tё shtangur. Dukej pothuajse si diçka parahistorike.”

Deri mbrёmё ekspertёt kanё qenё duke punuar pёr tё zbuluar misterin e kёsaj krijese 9 metёrshe, tё dalё nё breg.

Eksperti i jetёs ujore nё “London Zoo”, Rob Deville ka thёnё: “Nёse marrim shkas nga pёrmasat e saj, duhet tё jetё njё balenё grabitqare. Por njё mundёsi tjetёr ёshtё qё tё jetё njё balenё-pilot…”

Ndёrsa, eksperti i balenave ka thёnё: “Duhet tё ketё ngordhur para shumё kohёsh dhe tani baticat e kanё nxjerrё nё breg. Çfarё do qё tё ketё qёnё,teksa e sheh, të duket e frikshme!” (LajmeShqip.com)