Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 16:43

Ylli i reality show-it Kim Kardashian do të martohet këtë fundjavë me basketbollistin e New Jersey Nets, Chris Humphries. Dasma do të organizohet në shtëpinë Santa Barbara, e cila do të shndërrohet në vëndin e ëndrrave të Kim. 30-vjeçarja do të sigurohet që kjo ditë të jetë e paharrueshme jo vetëm për të, por edhe për të ftuarit e saj. Nga fotografitë ajrore që janë bërë duket se ambjenti, pronë e CEO-s së Google, ka filluar të rregullohet. Në të është palnifikuar që të përfshihen 500 mysafirë.

Shtëpia e cila shtrihet ndërmjet gardheve të zbukuruar, ka në dispozicion 20 dhoma gjumi, të mjaftueshme për klanin e Kardashian dhe Humphries për t’u rehatuar.

Përpara disa ditësh Kim ka zbuluar për publikun se gjatë festës së saj martesore nuk do veshë një fustan, por tre të dizenjuar nga stilistja e famshme Vera Wang! Ndër të tjera ajo i ka kërkuar të ftuarëve të saj që të vishen me të bardha ditën e madhe të së Shtunës.

Besohet se Kim dhe Chris kanë bërë një marrëveshje me median “People” për të qënë prezent në dasmën e  tyre për të fotografuar, përkundrejt shumës prej 500 mijë dollarësh. Ndërsa ceremonia e tyre martesore pritet që të transmetohet në reality show-in e tyre, në muajin tetor. Mundësia e të vjedhurit të ndonjë fotoje është përjashtuar totalisht, pasi të ftuarit janë njoftuar që nuk do të lejohen kamera dhe telefona celularë. (LajmeShqip.com)