Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 08:29

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet pas deklaratës së Dibran Hoxhës, punëtorit të “Kobrës” në Prizren se edhe policët e vizitojnë këtë lokal.

Arbër Beka, zëdhënës në IPK tha për KALLXO.com se Inspektorati nuk ka pasur një informacion të tillë para publikimit të kësaj storie.

“Pas publikimit të disa informacioneve nëpër media, Inspektorati Policor ka kontaktuar se pari drejtpërdrejt gazetarin dhe është në proces të analizimit të informacioneve,” tha ai.

Të premten emisioni “Drejtësia në Kosovë” shfaqi një hulumtim për rastet e hapura që prokuroria dhe policia kanë ndaj valltares Donjeta Kasumi të njohur si “Kallashi” dhe Dibran Hoxhës, njeriut që i rri afër asaj.