Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 13:00

Los Angeles – Ylli Formula 1, Lewuis Hamilton është fotografuar teksa diskutonte me ish të dashurën e tij Nicole Scherzinger në një vend parkimi në Los Anxhelos.

Një situatë mjaft e trishtë për Nicolën dhe e nderë për Lewis, i cili është dukur mjaft qartë që ka mbajtur një qëndrim të ftohtë ndaj ish të dashurës së tij.

Në asnjë moment Lewis, 26 vjeçar, nuk e ka parë në sy Nicolën, 33 vjeçare, dhe madje as duart nuk i ka nxjerrë nga xhepat kur ajo e ka përqafuar pothuajse e përlotur.

Çifti shpalli ndarjen në tetor, pas një periudhe 4 vjeçare sëbashku dhe mbas ndarjes ata ruajtën një heshtje, duke deklaruar vetëm me pak fjalë nga zëdhënësit e tyre, se ndarja ishte pasojë e axhendës së tyre aq të ngarkuar, që nuk i mundësonte dot takimin me njëri-tjetrin. (LajmeShqip.com)