Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 12:41

Për herë të parë, pas gjashtë muajsh, aktorja e madhe hollivudiane Nicole Kidman, shfaqet në publik me vajzën e saj 6-muajshe, Faith Margaret.

Së bashku me vajzën e madhe Sunday Rose ajo ka shkuar për të bërë një vizitë në vendlindjen e saj.

Përpara këtij udhëtimi duket se Nicole i ka marrë masat mirë, pasi përpara dy ditësh është fotografuar teksa bënte një super furnizim me ushqime dhe lodra për fëmijë.

Ndërkohë Kidman është në bisedime e sipër për pjesëmarrjen e saj në projektin ‘The Paperboy’. (LajmeShqip.com)