Lajme Shqip Tuesday, 01 November 2011 12:37

Carla Bruni ka premtuar se vajza e tyre do të mbetet jashtë qendrës së vëmendjes. Ajo është treguar majft këmbëngulëse për të mos e përdorur vajzën e tyre si karrem për fushatën publicitare për kandidaturën presidenciale. Nëse kjo është e vërtetë apo jo, mediat ndërkombëtare po ngrejnë pikëpyetje rreth deklaratës së saj, menjëherë pasi kanë qarkulluar fotografitë e shëtitjes së tyre në oborrin e Elizesë.


Çifti ka dalë për të shëtitur me vajzën e tyre 12 ditëshe, Giulia, duke u përpjekur që t’ia ruanin pamjen nga sytë e publikut. Dihet që pallati Elize po ndiqet nga paparacët këto kohë dhe megjithatë ky publicitet i kësaj shëtitjeje familjare, nuk di t’i bëj dëm askujt, përveçse konkurrentëve të presidentit aktual të Francës, Nicolas Sarkozy.

Sipas burimeve të DailyMail, presidenti francez ka dashur të paraqitet në sytë e paparacëve dhe njerëzve si një baba normal, duke shijuar diellin e një dite vjeshte në shëtitje me gruan dhe vajzën e tij. Sipas burimeve të këtij tabloidi, fotografët ishin njoftuar për shëtitjen e tyre prandaj të gjithë ishin mbledhur në gatishmëri. (LajmeShqip.com)