Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 13:05

San Francisko – Nuk jemi mësuar të shikojmë Nicol Kidman me flokët e shkatërruara nga era, me faqe të kuqe dhe duke marrë frymë me vështirësi nga lodhja e madhe.

Këto ditë, aktorja australiane është duke xhiruar skenat për filmin e saj më të ri, në San Francisko, Kaliforni.

Kidman do të interpretojë reporteren e luftës Martha Gelhorn, e cila rrezikoi jetën duke mbuluar ngjarjet e Luftës Civile në Spanjë dhe disa betejave të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gelhorn ka qenë gjithashtu gruaja e autorit të famshëm Ernest Heminguej. Filmi me titull Hemingëay & Gelhorn ka si producent Xhemes Gandolfini.