Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 14:30

Në numrin e ardhshëm të “Paper Magazine” do të shfaqet Nicki Minaj me stilin e saj shumëngjyrësh.

Nicki zbulon disa detaje interesante dhe të rëndësishme për projektet e saja muzikore. Këngëtarja e mrekullueshme shfaqet në fotografi për këtë revistë e mahnitshme dhe shumë ekstravagante me stilin e saj unik.

Ajo rrëfen disa detaje interesante rreth jetës së saj.

“Uhh! Unë kam punuar për një kohë kaq të gjatë dhe tani që jam bërë e suksesshme jam më e lumtur, edhe pse është thjeshtë një biznes! Më ndodh ndonjëherë të stresohem më shumë se sa duhet,” shprehet Nicki.

Gjatë kësaj interviste për prestigjiozen “Paper Magazine”, Nicki zbulon gjithashtu emrin e idhullit të saj, të madhit Grace Jones. Për një rrugëtim të gjatë karriere, me një album të ri që pritet të dalë në treg në prill të 2012-ës, Nicki Minaj rrëfen gjithçka në intervistën e “Paper Magazine.” (LajmeShqip.com)