Lajme Shqip Thursday, 02 February 2012 15:08

New York – Nick Carter, pjesëtar i grupit Backstreet Boys ka humbur ditën e martë motrën e tij 25-vjeçare, Leslie Carter.

Lajmin e bën të ditur tabloidi amerikan TMZ, i cili saktëson se ajo ishte kthyer të jetonte në shtëpinë e prindërve në përpjekje për të hequr dorë nga varësia e qetësuesve. Ajo është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e saj, pas një ore që e kishin lënë vetëm në shtëpi.

(Në fotografi klani Carter: Nick, Aaron dhe Leslie para pak muajsh.)

Familjarët e saj ndërkohë po presin përgjigjen e autopsisë. Leslie ishte një këngëtare e njohur në Amerikë, ashtu si edhe vëllezërit e tij Nick dhe Aaron. Ajo la pas bashkëshortin e saj Mike Ashton dhe vajzën 10-muajshe.

Nick Carter, i cili do të rikthehej së bashku me grupin Backstreet Boys në skenën e muzikës, është shprehur se turin e tij do ta vazhdojë vetëm për hir të saj, pasi ajo kishte qënë një shtysë e madhe për të për t’iu rikthyer performimit në skenë.

Gjithashtu, edhe vëllai tjetër, më i vogli, Aaron Carter ka shprehur hidhërimin e tij dhe ka kërkuar mirëkuptim nga fansat e tij, duke theksuar se do t’i rikthehej xhirimeve të ‘The Fantasticks’ pas një periudhe të pacaktuar që dëshironte t’i gjendej pranë familjes së tij. (LajmeShqip.com)