Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 11:41

Sa herë keni pasur rast të dëgjoni fjalën e urtë “Bukuria buron nga brenda”? Një shprehje e tillë është mjaft e vlefshme edhe për flokët.

Për të pasur flokë të bukur dhe cilësor është mjaft e rëndësishme që ata të furnizohen me sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese dhe ndërtuese, të cilat janë tepër të domosdoshme për rritjen dhe cilësinë e tyre.

Burimet më të mëdha të elementeve të tilla të rëndësishme gjenden në vitaminat dhe mineralet. Prandaj, për këtë arsye duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimit tuaj!

Një tjetër detaj mjaft i rëndësishëm që duhet të përmendet është ngjyra e flokëve.

Ngjyra e flokëve tuaj nuk duhet të jetë gjithmonë e njëjta. Për këtë arsye ne po ju sygjerojmë disa ide interesante dhe shumë kreative për t’i bërë flokët tuaj të duken më të bukur. Mjafton të përdorni disa nuanca të këndshme dhe mund të dukeni plotësisht ndryshe dhe më shumë seksi.

 Guxoni edhe ju! (LajmeShqip.com)