Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 14:17

Si duket këngëtarja kur të bëhet nervoz, nuk guxon askush t’i dal përballë.

Këtë fat e ka pasur edhe telefoni i Shkëdije Mujaj, i cili ka pësuar dëmtime të mëdha dhe vështirë se mund se mund të sanohet.

Në fakt, bukuroshja Mujaj përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ka bërë të ditur se vetë e ka dëmtuar telefonin e saj të mençur iPhone 6, pasi kishte marrë një thirrje “aspak të këndshme”, transmeton Telegrafi.

“Kështu thyhet iphoni kur thirr ti”, ka shkruar Shkëndija nën fotografinë e publikuar në Facebook, ku shihet se ekrani i telefonit është thyer.

Nuk dihet se kush e ka bërë të hidhërohet kaq shumë Shkëndijën, sa që ta dëmtoj telefonin i cili kap vlerat rreth 600 euro, por dihet se Shkëndijën nuk duhet t’i dalim përpara kur hidhërohet.