Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 15:28

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Dafina Zeqiri ka anuluar një koncert të paralajmëruar për sot në qytetin verior të Kosovës, Mitrovicë.

Shkak për këtë ka qenë humbja e jetës së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, që ra në aksionin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

Ajo, me të të kuptuar për vdekjen e tij, i ka njoftuar të gjithë fansat e saj në rrjetin social Facebook se nuk do ta mbajë koncertin, duke ia përcjellë ngushëllimet e saj familjes së policit të rënë.