Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 13:45

Scout Willis është vajza 20 vjeçare e aktorëve Bruce Willis dhe Demi Moore.

Ajo është arrestuar në Nju Jork sepse është parë duke konsumuar alkool në rrugë. Kur është ndalur nga policia ajo i ka dorëzuar atyre një kartë identiteti false nën emrin Katherine Kelly.

Scout Willis pasi është shoqëruar në rajonin e policisë është lënë më pas e lirë, për t’u paraqitur në gjykatë më 31 korrik, në seancën gjyqësore që do të mbahet ndaj saj.

Ndaj kësaj ngjarjeje që ka mbushur faqet e mediave rozë në Amerikë, ka reaguar avokati i cili ka thënë: “Të gjithë kemi qenë të rinj dhe nuk më duket aspak si krimi i shekullit!”

Në Nju Jork nuk lejohet pirja e alkoolit në vende publike, përveçse kur bëhet fjalë për festa apo evente që kanë marrë më parë leje për konsum pijesh alkoolike. (LajmeShqip.com)