Lajme Shqip Wednesday, 01 August 2012 08:11

Përpara një jave shumë zëra qarkullonin se Rihanna ishte takuar me Chris Brown gjatë pushimeve të saj në Francë, por vetëm tani kanë dalë disa detaje që hedhin dritë mbi lidhjen e tyre të fshehtë.

Dy këngëtarët janë takuar me njëri-tjetrin në jahtin e Chrisit gjatë qëndrimit në St. Tropez. Sipas burimeve të mediave rozë amerikane Chris i ka bërë Rihannës edhe një dhuratë të veçantë në shenjë të përkushtimit të tij ndaj saj.

“Ishte një takim vërtetë mjaft i ngarkuar emocionalisht”, ka rrëfyer një burim nga revista UK Grazia. “Padyshim që ka pasur mjaft puthje dhe madje edhe lot gëzimi nga sytë e Rihannës. Në fund të takimit të tyre Chris i ka prezantuar Rihannës një set unazash me gurë emeraldi, një për secilin vit që ata kanë qenë të ndarë. Rihanna tani është shumë e lumtur, pothuajse një ëndërr që po i bëhet realitet.”

Këngëtarja nga Barbados është ndarë nga këngëtari amerikan tre vite më parë pasi Brown e dhunoi atë fizikisht. Por duket se dashuria për njëri-tjetrin po i çon drejt rrugës në ribashkim. (LajmeShqip.com)