Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 08:27

Në pamje të parë mund të duket si një shtëpi e zakonshme periferie në Angli. Por, në fakt, është shtëpia e re e këngëtares shqiptare, Rita Ora.

Fqinjët e saj thonë se janë tërbuar që tani me stilin e vajzës, e cila po i lë pa gjumë. Fillimisht ishin kamionët që vinin në këtë zonë të qetë për të bërë furnizimin me mobiet e reja dhe restaurimet e nevojshme.

Më pas disa shkurre jeshile, që i kanë habitur banorët, transmeton mapo.al. Më vonë festat e çmendura me yje, si Kate Moss.

Edhe më përpara ka pasur ankesa për Rita Orën në Londër, kur mori një apartament me qira. Fqinjët thonë se luante muzikë me zë të lartë.