Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 07:16

Piloti pensionist kujton se gjatë dasmës së Princit William mund të ketë vizitorë jashtëtokësorë.

Majori George Filer i cili drejton Qëndrën Kombëtare të UFO-ve, thotë se UFO-t shfaqen shpesh gjatë ngjarjeve të mëdha kombëtare dhe sipas kësaj tabloje ka shumë gjasa që të na vizitojnë edhe në këtë eveniment. Kjo për shkak se prania e tyre është lokalizuar kohëve të fundit në Libi dhe në Japoninë e tsunamit.

 

Ai shprehet se ka shumë gjasa që të kemi vizitorë në datën 29 Prill, për më tepër se familja mbretërore tregon një interes të veçantë për UFO-t. Ai kujton takimin me gjyshin e Williamit, Princin Philip në vitin 1960, i cili ishte i mahnitur nga objektet jashtë-tokësore.

“Ishte rreth viteve 1961 ose’62 kur isha një navigator. Ai kërkoi të na takonte mbas një darke pasi donte të fliste për UFO-t. Na rrëfeu se RAF (Royal Air Force) e kishte ndërprerë dërgimin e përgjuesve për ta, pasi disa prej tyre nuk ishin kthyer më“.

 

Qëndra Kombëtare e UFO-ve shënon gjurmët e më shumë se 1.000 alienëve çdo muaj.

 

IANS