Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 16:15

Alba njihet si njëra ndër konkurentet më luftarake të edicionit të tetë të Big Brother Albania.

Pas famës që arriti nga ky spektakël, Alba ka arritur të realizojë njërën nga qëllimet e saj duke u bërë pjesë e medias në Shqipëri, transmeton telegrafi.

Veç kësaj ajo ka realizuar edhe një ëndërr të kahmotshme, ndërhyrjen kirurgjike në hundë, duke luftuar kështu një pasiguri që e ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës.

Në një fotografi të publikuar pas operacionit, vërehet hunda e saj ende e enjtur, siç ndodh pas një ndërhyjrje të tillë, por nga ku është e dukshme forma e re.

Ndryshe vajza, e cila u rendit e dyta në edicionin e fundit të reality shout më të ndjekur shqiptar, sapo i ka dhënë fund lidhjes së saj disa muajshe me banorin tjetër të Big Brother, Diedonin.