Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 12:08

Shprehja që mund të keni dëgjuar më së shumti mund të jetë “Mos ëndërro me sy hapur”. Por për të patur ndjenjën e realitetit nuk mjafton vetëm ajo për t’ju ‘zgjuar’, prandaj ne po ju rendisim disa këshilla të tilla.

… Nuk duhet të kesh kurrë iluzione. Mos krijo kështjella në ajër. Përçmoji fjalët e vlerëso faktet. Beso vetëm në atë që shikon. Mbështetu vetëm tek ajo që di. Mos e përfill tërë atë që është e zbrazët, e mjegullt, e pavlerë, e paqartë. Edukohu me elementë të shëndoshë, të pakundërshtueshëm, të saktë. Me një fjalë, bëhu pozitiv.

Zgjidh një fushë aktiviteti të përshtatshme për temperamentin tënd dhe për mundësitë e tua. Mos e çoni nëpër mënd të shkruani poezi, nëse është matematika ajo që ju tërheq. Mos imitoni fëmijët që kur i pyesin se çfarë dëshirojnë të bëhen kur të rriten, të përgjigjen “Do të bëhem mbret, ose do të bëhem kinez”.

Prirja, dëshira, pasioni, janë efikase vetëm kur janë të shoqëruara nga mundësia për t’i realizuar. Para se t’i vësh vetes një qëllim, kontrollo mjetet e brendshme dhe të jashtme të cilat ke në dispozicion. Ndrydhni entuziazmet e zbrazëta dhe mos u dehni me ujë.

Mos e shikoni realitetin nën një dritë false dhe mos e vër veten në rrezik për t’u mashtruar nga të tjerët. Mos harro se optimizmi me çdo kusht paraqet një forcë, por edhe një rrezik. Ndiq me vendosmëri idealin tënd, kushtoji tërë energjitë dhe “zhvilloje” intensivisht, por mos e humb kurrë nga sytë realitetin.

Të dështuarit llogariten në mijëra, mos e harro këtë fakt! (LajmeShqip.com)