Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 13:01

Modelja e Vogue shfaqet e ulur mbi jastëk leopardi dhe buzë të lyera fort. Por, ajo çfarë të habit për këtë fakt është se pamja seksuale shfaqet nga një vajzë 10-vjeçare.

Imazhet provokative të Thylane Lena-Rose Blondeau, që është prezantuar si zbulimi më hit i modës, kanë shkakatuar stuhi polemikash.  Thylane është shfaqur në fushata të ndryshme dhe pamjet e saj në internet gjenden lehtësisht.

Vogëlushja franceze tani ka mbuluar kopertinën Vogue për fëmijë, por me një pamje provokuese si të kishte dyfishin e moshës së saj. Imazhet e saj të fundit me make-up të fortë dhe taka të larta për revistën Cadeux, e kanë kthyer këtë diskutim në çështjen kryesore.

Ekspozimi i një fëmije në atë mënyrë në botën e adultëve është një veprim aspak i duhur. Nuk është çështje paragjykimi, por thjeshtë moshe. Ajo është vetëm një vogëlushe 10-vjeçare që nuk duhet të shfaqet provokuese.

Sipas ekspertëve ky është një dëmtim shumë i madh psikologjik që i bëhet fëmijëve duke i stimuluar sjellje të tilla. Fotografitë e saj janë antitezë e asaj çfarë ajo moshë përfaqëson për shoqërinë.

Kjo moshë nuk është në gjëndje për të përballuar ekspozimin e një sjellje të tillë prej adulti, gjë për të cilën atyre do u duhen vite deri sa të mësohen si të sillen dhe të ballafaqohen me kërkesat e botës së të rriturve. Me këtë mënyrë veprimi shoqëria kërkon të bëhet më e hapur ndaj seksit për një moshë që nuk e ka arritur pjekurinë seksuale. Për këtë arsye, Dacid Cameron është angazhuar që të caktoj disa rregulla për të gjitha këto kompani që marrin guximin për të publikuar minorene në poza të papërshtatshme. (LajmeShqip.com)