Lajme Shqip Sunday, 12 February 2012 11:05

Këngëtarja legjendare e popit Whitney Houston ka ndërruar jetë në dhomën e një hoteli në Beverly Hills pas një lufte të gjatë ndaj varësisë së alkoolit dhe drogës gjatë gjithë karrierës së saj.

Këngëtarja është gjetur nga truprojat e pajetë në vaskë, me kuti pilulash të rrëzuara përtokë. Pas mbërritjes së emergjencës, mjekët janë munduar ta sjellin në jetë por ka qenë e pamundur. Në orën 3 të mëngjesit të ditës së sotme, ajo është shpallur zyrtarisht e vdekur.

Pavarësisht dyshimit të ovërdozës, arsyet zyrtare të vdekjes së saj nuk njihen, pasi në katin e katërt të qëndrimit të saj në atë hotel, nuk është gjetur asnjë pilulë ilegale, përveçse dihet që natë më parë ajo doli nga klubi i hotelit e xhindosur dhe e dehur, aq sa askush nuk mund ta mbante nën kontroll.

Menjëherë pas vdekjes së saj, VIP-a të njohur të industrisë së muzikës dhe kinematografisë kanë filluar të shprehin keqardhjen e tyre për humbjen e kësaj gruaje me një zë legjendar.

E lindur dhe rritur në New Jersey, Houston nisi të këndonte në kishë dhe klube nate në New York, përpara se të niste një karrierë modeleje dhe të firmoste një kontratë me një kompani muzikore, që e shndërroi në një prej ikonave të muzikës së viteve 1980-90. (LajmeShqip.com)