Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 04:17

Sipas Associated Press aktorja u nderua në Beverly Hills të Kalifornisë. Ajo ka pozuar për t’u fotografuar në teatrin e Samuel Goldwyn të Akademisë së Filmit dhe Shkencës. Ajo ishte e veshur nga koka deri tek këmba vetëm me të kuqe, me dizenjo nga Armani.

“Unë e adhuroj të kuqen. Ajo përfaqëson Napolin, anën kreative të popullit napoletan. Është vetë jeta.”- tha ajo. Por asgjë nuk shkëlqente më shumë se sa bukuria e 76 vjeçares.

Jeta personale dhe prefesionale e Loren filloi në Romë më 1934, pikërisht në vendlindjen e saj. Fillimet e saja si aktore datojnë në 1951 me “Quo Vadis”. Suksesin e saj në Itali e arriti me “The gold of Naples”.

Më pas ajo ka debutuar në “Two Women” në rolin e nënës e cila përdhunohet sepse përpiqet të mbrojë vajzën e saj gjatë kohës së luftës. Performanca e saj në këtë film bëri që të fitonte Oskarin e saj të madh, të parin të dhënë për një debutim në gjuhë jo angleze (filmi ka qënë në gjuhën italiane).

Sofia është nderuar nga Akademia edhe në vitin 1991 për kontributin e saj në kinemanë botërore. Megjithatë tributi i kësaj jave ka patur një kuptim për të.

“Kjo do të thotë shumë për një aktore që ka punuar kaq gjatë në këtë fushë, – tha ajo. – Megjithëse unë e kam një Oskar … kur më ftuan në një ngjarje të tillë ishte vërtetë shumë prekëse.”

Ndër rolet në filmat e saj ajo thotë se ngjason më shumë me atë të “Two Women” dhe ”A Special Day” (1977).

“Këto filma kanë patur vërtetë një ndikim të madh në karrierën time.- tha ajo. – Unë ia dola mbanë që të kisha sukses në filmat italianë duke folur italisht, jo në gjuhën amerikane apo atë angleze. Kështu që kjo ishte vërtetë diçka shumë shumë e madhe për industrinë.”

Megjithëse ka patur periudha që ajo e ka ngadalësuar ritmin e punës duke ju përkushtuar dy djemve të saj dhe bashkëshortit Carlo Ponti, ajo rendi kurrë së punuari! Puna e saj e fundit madhore ishte muzikali “Nine” në vitin 2009.

“E ardhmja është gjithmonë diçka që është e panjohur,” thotë Loren 76 vjeçare. “Kush e di? Por, natyrisht, çdo kush ka ëndrra brenda vetes … dhe ndoshta nganjëherë ju punoni për atë që vertetë doni ta vini në jetë. Dhe në qoftë se ju mendoni pozitivisht në lidhje me të, ndoshta një ditë kjo do të ndodhë . Unë jam një ëndërrimtare. “