Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 17:31

Me siguri, ky nuk ёshtё fundi i asnjё pёrralle, qё askush nuk do ta kishte dёshiruar!

10 muaj pasi qёndruan bashkё, Kristin Cavallari dhe qendёrmbrojtёsi i Chicago Bears, Jay Cutler kanё anuluar fejesёn e tyre.

Sipas burimeve tё ‘People’, Cavallarin e kanё braktisur dhe ajo ndihet e sfilitur pasi nuk i besohet qё po i ndodh diçka e tillё.

Çifti i cili ishte fejuar nё prill, kishte planifikuar edhe dasmёn nё pranverёn e ardhshme.

Qё prej fejesёs sё tyre, Cavallari dhe Cutler kishin kaluar pjesёn mё tё madhe tё kohёs sё bashku, aq sa ajo kishte planifikuar qё tё shpёrngulej tek ai gjatё sezonit futbollistik tё ardhshёm.

Vetёm pёrpara njё jave ajo kishte organizuar festёn e saj tё fejesёs dhe kishte cituar nё Twitter: “Faleminderit tё gjithё shoqёrisё time tё mrekullueshme qё bёnё qё tё shpёrthente kjo mbrёmje.”

Çifti, jo vetёm qё e kishte ndarё datёn e martesёs, por Cavallari ndihej shumё nё formё dhe mezi priste tё vishej me fustanin e ёndrrave.

Tё shtunёn nё Mbrёmje, Cavallari u shfaq nё njё event nё Los Angeles vetёm dhe pa unazёn e fejesёs. E ulur nё tavolinё me Nikcy Hilton dhe Alessandra Ambrosio, ajo u ka thёnё se e kishin anuluar fejesёn.

Por, deri tani nuk ka asnjё konfirmim zyrtar nga ana e Kristin Cavallarit. (LajmeShqip.com)