Lajme Shqip Tuesday, 09 July 2013 09:44

Aktori George Clooney dhe e dashura e tij Stacy Keibler janë ndarë pasi ai nuk dëshiron të ketë fëmijë me të.

Shokët kanë thënë se Stacy Keibler është ndarë nga zemërthyesi i Hollyëoodit pasi ai refuzoi që përsëri të bëhej baba.
Spekulimet për lidhjen e tyre ishin hapur kur çifti shumë herë dështoi të merrte pjesë së bashku nëpër ngjarjet kryesore. 
“Stacy ka kërkuar ndarjen. Ajo dëshiron të ketë fëmijë ndonjëherë. Ajo e dinte se çfarë mendonte George për këtë. Ata biseduan dhe shumë javë më parë janë ndarë”, ka thënë një shoqe e Stacyt për revistën “People”, shkruan koha.
Ndërsa mbrëmjen e kaluar zëdhënësi i Clooneyt refuzoi të jepte ndonjë koment pas spekulimeve se çifti ishte ndarë.