Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 07:07

Pёrpara njё jave Michelle Hunziker, moderatorja zviceriane, pati pushuar nga puna truprojen e saj pёr shkak tё njё tatuazhi tё sё djathtёs ekstreme naziste qё ai kishte nё krahun tij tё djathtё. Kur Federico, truproja i saj, ishte betuar qё ishte njё veprim i sё kaluarёs sё tij, pёr tё cilin sot ishte shumё pishman, nuk kishte mjaftuar pёr t’ia prishur mendjen Hunzikerit. Por, pasi ai e ka zёvёndёsuar tatuazhin, ka rifituar besimin e saj dhe ёshtё thirrur sёrish tё punojё pёr tё.

“Tashmё e njoh dhe e di shumё mirё qё nuk do t’i bёnte keq as edhe njё mushkonje. Reflektova edhe njёherё dhe mendova se çdo kush ka tё drejtёn e njё shansi tё dytё.”

Dhe fajin e tij e ka rregulluar tamam si qershia mbi tortё, sipёr grushtit tё bardhё qё ishte dje, sot ndodhet njё trёndafil. (LajmeShqip.com)