Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 12:56

Për herë të parë këngëtarja e njohur serbe Natasha Bekvalac ka folur për mediat serbe për lidhjen e saj me biznesmenin kosovar Qazim Osmanin.

“Ndihesha si e çmendur pasi për 10 ditë qarkullonte lajmi se unë isha lidhur me një njeri me të cilin ne jemi armiq. Kam përjetuar momentet më të vështira të jetës time. Shumë njerëz më urrenin duke mos e ditur të vërtetën.

Kam marrë shumë telefonata kërcënuese dhe me fjalë të këqija e urrejtje. Nuk e besoja se disa njerëz mund të urrejnë në këtë formë. Madje as prindërit e mi nuk i kam dëgjuar për këtë lidhje, pasi i kam besuar vetvetes!”

Kështu është shprehur Natasha Bekvalac për median serbe. (LajmeShqip.com)