Lajme Shqip Tuesday, 06 September 2011 07:37

Ka ndodhur një ngjarje mjaft e frikshme për tenistin Rafael Nadal. Teksa jepte intervistë për shtypin amerikan, atë e kapën disa dhimbje të cilat e rrëzuan përtokë.

Ndërkohë që po merrej në pyetje nga gazetarët rreth ndeshjes së tij me David Nalbandian, ai papritmas ka filluar të ngërdheshet, derisa është shtrirë poshtë tavolinës së intervistës.

Dhoma e intervistës është boshatisur plotësisht dhe mbas 10 minutash është lejuar që gazetarët të kthehen sërish. Pas rikthimit të tyre Nadal është dukur në gjëndje më të mirë dhe i ka siguruar gazetarët se ndihej mirë.

Bëhet fjalë për një dhimbje në këmbën e tij të cilën i është dashur ta qetësojë me akull. Por siç tha edhe vetë Nadal…

“Për momentin jam mirë por është diçka së cilës duhet t’i kushtojë rëndësi.” (LajmeShqip.com)