Lajme Shqip Wednesday, 21 March 2012 09:44

Hulumtuesit besojnë se kanë identifikuar një mutacion në një pjesë të genit që mund të çojë në obesitet. Eksperimentet me minj treguan se mesazhi i trupit për të ‘stopuar oreksin’ u ishte ndërprerë nëse kafshët e kishin këtë mutacion.

Studimi i publikuar në ‘Nature Medicine’ dhe i raportuar nga BBC tregon se reagimi i trurit ndaj hormoneve të oreksit ishte ndërprerë. Sipas Universitetit mjekësor të Georgetown studimi mund të gjejë mënyrën sesi të kontrollohet mbipesha.

Shumë gene janë të lidhur me obesitetin dhe njëri që lidhet me trurin ka treguar se luan një rol të veçantë në shtimin në peshë. Por studiuesit treguan se shpjegimi për këtë lidhje është ende mister.

Minjtë e prekur nga ky mutacion gjenetik konsumonin deri në 80% më shumë ushqim se ato normalët. Pas ushqimit hormonet si insulina dhe leptina i thonë trurit se trupi është i ‘ngopur’ dhe duhet ndaluar ngrënia. Por te minjtë me mutacion ky lloj informacioni nuk u përçua dot në tru. Sipas studiuesve mutacioni ishte më i rrallë te njerëzit por ishte i pranishëm.