Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 05:50

Sila Sahin, modelja e parё turke nё histori qё pozon nudo.

Sila Sahin ёshtё njё modele turke e cila qё prej vitit 2006 jeton nё Gjermani dhe punon pёr revistёn ‘PlayMate’. Por sё fundmi ajo ka bёrё njё revolucion pёr karrierёn e saj duke pozuar nudo pёr revistёn gjermane ‘PlayBoy’.

Ajo ёshtё vajza e parё muslimane qё pozon nudo dhe ёshtё e panevojshme tё thuash se sa shumё e ka tёrhequr vёmendjen e publikut! Familja e saj ёshtё shprehur se vajza e tyre e ka çnderuar familjen ndёrkohё qё komuniteti musliman nuk ёshtё habitur shumё.

Sila Sahin ёshtё njё turke e gjermanizuar plotёsisht me jetesёn dhe mentalitetin nё Stuttgart. Familja e saj jeton nё Turqi, tё cilёn deri dje e vizitonte shpesh, por nga sot ajo do tё ketё pengesa. Modelja turke ёshtё shprehur mё parё qё ёshtё njё besimtare muslimane qё shkon edhe nё Xhami. Veprimi qё ka bёrё sё fundmi e ka bёrё tё ndjehet e lirё nga tё gjithё ato kufizime qё ёshtё rritur gjatё jetёs.

Pёr revistёn PlayBoy ajo ёshtё shprehur: “E kam patur gjithnjё ёndёrr tё pozoj pёr PlayBoy sepse mё ka pёlqyer gjithmonё estetika e imazheve tё modeleve. Unё mendoj se duhet tё jemi tolerant dhe se çdo kush duhet tё bёjё atё qё i pёlqen. Sa pёr fenё, nuk mund tё them shumё pёrveçse qё besoj nё tё mirёn dhe tё keqen”.