Lajme Shqip Thursday, 03 October 2013 15:51

Në rrjetet sociale të huaja por edhe ato vendore qarkullon lajmi se aktori i njohur komedian, Rowan Atkinson, apo siç njihet më mire Mr.Bean, është konvertuar në fenë Islame.

Sipas disa burimeve të bazuara në kontaktet e Sheikh Rashid Ghannouchi dhe lëvizjes Nahda, këta i kanë dërguar një telegram urimi Mr.Bean-it, duke e quajtur atë të qëndrueshëm në rrugën e së drejtës, dhe njëherit duke informuar se do të dërgoj një mision zyrtarë për ta përgëzuar atë. Ky burim tregon se marrëdhënia mes Sheikh Rashid Ghannouchi dhe Mr.Bean-it ka qenë e shkëlqyer më parë në Londër, shkruan Zeri.

Shkak i konvertimit të tij në fenë islame sipas këtij burimi thuhet të jetë filmi fyes ndaj Muhammedit a.s., ku pas këtij filmi ai mësoi historinë e mësuesit të njerëzimit dhe e besoi thirrjen e tij. Lajmi ende nuk është i konfirmuar, edhe pse në rrjetet sociale me të madhe është përhapur ky lajm, megjithatë ne duhet të presim dhe ta marrim me rezerva derisa lajmi të konfirmohet ose të kundërshtohet nga vet Mr. Bean ose nga njerëzit e afërt të tij.