Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 12:15

Pas publikimit të këngës “Premtimet” së bashku me Kidën, njëri ndër reperët më të kërkuar shqiptar këtë sezon, para disa ditësh erdhi me një projekt të ri.

Mozzik solli bashkëpunimin e dytë për këtë verë me këngëtaren nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj në këngën “Ama dorën”, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kënga mori pëlqimin e menjëhershëm të publikut, kjo gjë nuk ndodhi me kolegët e tij artistë që tashmë e kanë bërë traditë të përkrahin njëri tjetrin.

Mos mbështetja e tyre e ka prekur si duket reperin, i cili përmes rrjeteve sociale është shprehur i indinjuar me disa kolegë të tij.

“Masi kolegt e koleget spo ma dhojnë dorën… pja dho vetit dorën”, (sic) ka shkruar rep artisti ferizajas, i cili si duket priste më shumë suport.

Krijuesi i hitit “Premtimet”, këtë koment nuk e la shumë gjatë, duke e zëvendësuar vetëm me titullin e këngës.

Kujtojmë se projekti i tij paraprak në bashkëpunim me Kidën, është njëra ndër këngët më të pëlqyera këtë vit.