Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 21:45

Dukesha e Kembrixhit dhe motra e saj Pippa janë të përzgjedhurat me fat për të provuar serumin e fytyrës së Lancome.

Të dyjave ju është dërguar serumi ‘Visionnaire’ i Lancome-it, një produkt aq cilësor sa me qindra personazhe të famshëm janë në pritje të listës për marrjen e këtij produkti.

Thuhet se serumi i Lancome është një perfeksionues i lëkurës në mënyrë aq magjike aq sa zëvëndëson botoxin.

Një shishe 30 ml e këtij kremi do të kushtojë 65 euro. Formula e re e këtij produkti ka bërë që qindra gra të ndryshme në Evropë të bëjnë porosinë akoma pa dalë produkti në shitje.

Emma Watson, aktorja 21 vjeçare, që është ikona e kësaj marke, si dhe motrat Middletone janë përzgjedhja më e mirë për reklamimin e këtij produkti. (LajmeShqip.com)