Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 14:17

Natali Germanotta (ky është mbiemri i vëretetë i këngëtares) është motra e vogël e Lady Gagës. Ajo sapo ka përfunduar studimet e saj për stiliste dhe është emëruar si stilistja e një programi televiziv, që shumë shpjetë do të fillojë transmetimin në Amerike, “Simon Says”. Ky spektakël do të nis në sezonin e vjeshtës në New York City dhe puna si stiliste kostumesh për 19-vjeçaren do të shënonte një mundësi ideale për karrierën e saj.

Natali është vlerësuar edhe nga stilisti nju jorkez Allison Parris, i cili ka thënë veçse fjalë të mira për Gagën e vogël: “Natali ka një sens stilimi njësoj si motra e saj. Ajo është shumë e këndshme dhe e komunikueshme. Është një vajzë fantastike!”

Megjithatë nuk çuditemi që nëse motra e saj dështon këtë sezon, Lady Gaga pa dyshim që do të bënte ndonjë telefonatë Nicola Formichettit ose Jean Paul Gaultier, apo Donatella Versaces, që t’i gjente motrës së saj dëshpërimisht një kontratë për ta ndihmuar në karrierën e saj. (LajmeShqip.com)