Lajme Shqip Saturday, 19 September 2015 10:44

Tani që ka mbushur 18 vjet, Kylie Jenner nuk e ka problem të dalë në publik me të dashurin e saj Tyga.

Por për këtë duket se ajo nuk e ka marrë përkrahjen e gjithë familjes. Nëna e saj Kris Jenner, thuhet se do të donte që vajza e saj të gjente lumturinë me dikë tjetër, pasi Tyga po e shfrytëzon të bijën e saj për shkak të parave të saj.

“Të gjithë thonë se ata janë të shqetësuar sepse Tyga po e shfrytëzon Kylie për paratë e saj”, tha një burim për RadarOnline.

Thuhet se ajo i paguan atij qiranë prej 50.000 dollarësh dhe shpenzime të tjera të tij.