Lajme Shqip Sunday, 03 July 2011 18:23

Moskë – Policët me kilogramë të tepërt së shpejti mund të humbin punën, ka paralajmëruar ministri rus i Punëve të Brendshme, i cili udhëheq fushatën për zvogëlimin e numrit të policëve dhe përmirësimin e imazhit të forcave të rendit.

“Policët e shëndoshë” nuk do të arrijnë të kalojnë testet e reja, të cilave do t’i nënshtrohen policët për të treguar aftësinë për punë në polici, ka thënë ministri Rashid Nurgalijev.

Por, përfaqësuesi për media i kësaj ministrie, Oleg Jelnikov, theksoi se testet nuk kanë të bëjnë me peshën, por me aftësitë fizike të kandidatëve, transmetojnë agjencitë.