Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 09:45

Ndërkohë që 2011-ës po i afrohet fundit, ne po i hedhim një sy ndodhive më të rëndësishme të këtij viti. Një rishikim duke nisur nga ndarjet më të bujshme, martesat më të suksesshme, dhe çdo gjë tjetër mbi botën e showbiz-it.

– Gjatë muajit prill Anglia ka qenë mjaft e zënë me përgatitjet e dasmës të Princit William. Martesa e tij me Kate Middleton më 29 prill ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Ky eveniment ishte një ndër momentet më të mëdha kulturore të këtij viti. Për mijëra vajza ka qenë përralla që bëhet realitet.

– Jennifer Lopez dhe Marc Anthony mbas 7 vitesh martesë shpallin ndarjen e tyre në muajin qershor. Ata nuk kanë dhënë ende një deklaratë për shtyp mbi divorcin e tyre.

– Victoria Beckham më në fund lindi vajzën e saj të shumëdëshiruar më 10 korrik. Ky ishte fëmija i katërt me bashkëshortin e saj David Beckham. Ajo u quajt Harper Seven dhe duket se do të jetë e përkëdhelura e mamit.

– Një tjetër ngjarje tërhoqi vëmëndjen e showbizit dhe mbarë botës kulturore. Një artiste e madhe vdiq më 23 korrik. Amy Winehouse u gjënd e vdekur në apartamentin e saj në Londër. Ajo ishte e njohur për abuzimin ndaj drogës dhe alkoolit. Analizat mjekoligjore treguan se arsyeja e vdekjes së saj ishte helmimi nga niveli i lartë i alkoolit në gjak.

– Muaji gusht erdhi me surprise për një nga këngëtaret më të mëdhaja të muzikës bashkëkohore. E madhja Beyonce deklaroi shtatzëninë e saj. Gjatë performancës së saj në skenën e MTW Video Music Awards, duke përkëdhelur me krenari barkun e saj, ajo zbuloi për të gjithë publikun lajmin se ishte shtatzënë.

– Martesa e Kim Kardashian me Kris Humphries më 20 gusht ishte një martesë tjetër e bujshme. Kjo martesë u bë më e përfolur sepse mbas vetëm 72 ditësh modelja Kim Kardashian kërkoi divorcin duke deklaruar se “ishte ngutur në zgjedhjen e partnerit”.

– Demi Moore dhe Ashton Kutcher shpallën ndarjen e tyrë në muajin nëntor. Arsyeja e ndarjes së tyre supozohet që të jetë tradhëtia e Kutcherit  me një vajzë 22 vjeçare, ngjarje e cila u zbulua nga vetë media. (LajmeShqip.com)