Lajme Shqip Wednesday, 24 August 2011 14:45

Armani ka zgjedhur një model të ri për të brendshmet e meshkujve, tenistin Rafael Nadal.

Nadal po i bashkëngjitet kësaj industrie duke ndjekur hapat e hershëm të David Beckham dhe Cristiano Ronaldos të cilët kanë pozuar për këto veshje.

Nesër, më 25 gusht, Nadal do të jetë në New York për prezantimin ekskluziv ndërkombëtar të sezonit të vjeshtës “Fall 2011 Armani Jeans and Emporio Armani Underwear”. Në një vitrinë prej 6 metrash do të reklamohet koleksioni nga Nadali, në qëndrën tregëtare Macy’s në sheshin Herald.

Në një intervistë Giorgio Armanin shpjegoi arsyen pse zgjodhi Nadalin:

“Nadali është një fenomen i vërtetë, mbase lojtari më i mirë që ka dalë mbi skenë, me një aftësi mahnitëse. Ai më mrekullon sa herë që e shoh kur luan në ndeshjet e tij! Ai është imazhi ideal sepse përfaqëson modelin e shëndetshëm dhe pozitiv për të rinjtë.”

Deklarata e tij ka patur nota të larta vlerësimi, duke hedhur kështu hije mbi lojtarët e tjerë që kanë pozuar për të. Dhe pikërisht për këtë arsye është ngritur një sondazh i menjëhershëm nga media amerikane për vlerësimin ndaj këtyre tri figurave.

Sipas këtij sondazhi, më tërheqësi dhe më seksi ka qënë David Beckham me 45%; mbas tij renditet Cristiano Ronaldo me 34% dhe i fundit mbetet Rafael Nadal me 20%.

Po sikur Nadali të mos jetë aq i suksesshëm me imazhin e tij, si do të shprehet Armani pastaj? (LajmeShqip.com)