Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 18:00

Modelet më të njohura të Victoria’s Secret Angels: Doutzen Kroes, Adriana Lima, Candice Swanepoel, Erin Heatherton, Lily Aldridge dhe Lais Ribeiro ndanë me ne historinë e puthjes së tyre të parë, kështu që zbulojeni edhe ju se si këto modele e kanë përjetuar këtë moment unik.

Ju mund të mendoni që disa nga femrat më të bukura në botë do të kishin një eksperiencë si në ëndrra, ose një histori romantike për të treguar për puthjen e tyre të parë, jo momente të sikletshme, ose situata të çuditshme, por me rrëfimin e tyre na tregojnë se janë pikërisht si çdo vajzë tjetër.

Adriana Lima rrëfen se puthjen e parë ja ka rrëmbyer një djalë ndërkohë që ajo po ecte.

Doutzen Kroes tregon se puthja e saj e parë ishte shumë e keqe, aq sa të dashurit të saj të dytë i tha se ishte ai i pari.

Aldridge kur ka marrë puthjen e parë, i vinte aq turp, saqë vendosi t’ja fuste vrapit!

Ndërsa Erin Heatherton tregon se gjatë puthjes së parë, padashje duke mos e kontrolluar veten nga emocioni çamçakëzin që e kishte nxjerrë nga goja, padashje e kishte ngjitur tek flokët e saj. (LajmeShqip.com)