Lajme Shqip Sunday, 28 October 2012 11:30

Berlin – Mjekë gjermanë kumtuan se ia dolën që një gruaje 60 vjeçare t’ia heqin tumorin e rëndë 28 kilogramë e cila më herët ishte diagnostifikuar si e “shëndoshë”.

Irmtraud Ehler (60 vjeçare), pas operacionit, që zgjati shtatë orë, u mjekua me sukses dhe mund të lëvizë me ndihmën e shkopit, ka thënë zëdhënësi i i klinikës së universitetit në Dresden. I ashtuquajturi tumor i kufizuar, me dimension 60 me 50 cm, i vendosur në vezoret e Ehlerovit, filloi të rrite gradualisht.

Mjeku i pacientes për shtimin e saj në peshë “fajësoi” diabetin dhe mungesës së aktiviteteve fizike dhe për këtë shkak e kishte udhëzuar për dietë.Pasi që tumori u rrit dhe pasi që ajo nuk mund të qëndronte më në këmbë, vajza e saj kërkoi ndihmë te një mjek tjetër i cili edhe e zbuloi shkakun.Tumori i rritur u shpall beninj e jo malinj, transmeton AFP.

Me operacion, krahas tumorit, u hoq edhe mitra, vezoret dhe gjëndra tiroide.Ehler pas operacionit humbi 40 kilogramë dhe ajo veten e përshkroi “si super me fat”.(LajmeShqip.com)