Lajme Shqip Sunday, 01 April 2012 10:00

Princi William njihet për pasionin e tij për motorrat, sidomos pas imazheve të publikuara në mediat britanike vetëm pak orë para martesës së tij me Kate, ku tregohej mbi mjetin me dy rrota në rrugët e Londrës, një Ducati 1198 SP.

Por, së fundmi detyra e tij prej ushtaraku, nga njëra stërvitje në tjetrën, nuk i ka lënë shumë kohë princit për të ushtruar pasionin e tij, duke e mbyllur Ducati-n në garazh për një kohë të gjatë, pa i kushtuar “vëmendjen” e nevojshme.

Nga kjo kanë përfituar minjtë që janë futur në trupin e motorrit dhe kanë brejtur disa kabuj. Dëmi i shkaktuar është rreth 9 mijë euro.

Gjithçka është vënë re kur princi William mori mjetin e tij të preferuar për pak adrenalinë, por vetëm pasi përshkoi pak metra u detyrua të ndalet. Ducati i tij nuk ecte mirë. Për këtë shkoi në një servis, ku mekanikët gjetën defektin dhe autorin e tij…një brejtës.

Dy trashëgimtarët e kurorës, si princi William ashtu edhe Harry kanë pasion të veçantë për motorrat dhe shpesh janë fotografuar mbi “përbindësha” të shpejtësisë së lartë. Kjo ka merakosur babain e tyre Princin Charles, i cili disa herë edhe në publik ka shprehur shqetësimin e tij.

“Sigurisht që jam i shqetësuar për ta. Mendoni William e Kate në të njëjtin motorr dhe mundësinë që dikush me makinë të mos i shohë, apo të gabojë? Gjithmonë ua kujtoj djemve të mi këtë”, deklaroi në dhjetorin e 2010-s, princi Charles.