Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 09:41

Tiranë – Bukuria shqiptare në “Miss Univers 2011, në Brazil, do të përfaqësohet nga dy bukuroshet shqiptare, Afërdita Dreshaj, e cila e mban kurorën e “Miss Kosova Univers”, dhe Xhesika Berberi, e cila e mban titullin e “Miss Albania Univers”.

Nuk kanë munguar qysh tani angazhimet e shumanshme në mbështetje të “Miss Univers Kosovës, Afërdita Dreshaj. Në shumë faqe private ka nisur reklama për të dyja, sidomos për të përkrahur Afërditën, por edhe në ueb-faqen e “Miss Univers” ajo renditet me vlerësime para bukuroshes nga Shqipëria.

Voto për Xhesika Berberi

Megjithatë, deri më tani, vajza që përfaqëson Filipinet është më e votuara. Portali LajmeShqip.com fton të gjithë shqiptarët dhe adhuruesit tjerë të bukurisë shqiptare që t’u japin mbështetje përmes votimit në interent këtyre dy bukurosheve.

Bukuroshja kosovare Afërdita Dreshaj, dje ka deklaruar në një konferencë për media se atje, pos bukurisë do ta shpalosë edhe flamurin dhe shtetin e Kosovës, dhe se nga Brazili do të kthehet me një njohje për shtetin.

 

Voto për Afërdita Dreshaj