Lajme Shqip Friday, 27 April 2012 11:00

Miss Republikan Domenikane u kurorëzua më 17 Prill, por duhet të kthejë çmimin sepse nuk është një zonjushë.

Organizatorët e konkursit kanë bërë me dije se Carolina Duran është martuar në vitin 2009 dhe për këtë arsye duhet të dorëzojë titullin.

Sipas tyre një ndër rregullat kryesore të konkursit për pjesëmarrëset është se ato duhet të jenë beqare, ndërkohë vajza ka thënë në një deklaratë se s’ka jetuar kurrë me burrin.

‘Në jetën e përditshme kam qenë një beqare dhe s’e mendoj veten si një grua të martuar, as nga ana materiale dhe as nga ajo shpirtërore’, është shprehur missi.

Ajo shtoi se martesa ka zgjatur shumë pak dhe se po e anullon atë. Por tashmë vendin e saj e ka marrë shoqëruesja e dytë Dulcita Lieggit, e cila do të përfaqësojë vendin në Miss Universe. (LajmeShqip.com)