Lajme Shqip Thursday, 02 February 2012 15:50

Zonja e parë e Amerikës ka qënë e ftuar në programin e Ellen Degeneres dhe ka habitur të gjithë publikun me performancën e saj, jo vetëm për faktin që pranoi sfidën, por edhe për faktin që doli fitimtare!

Michelle Obama, 48-vjeçe, dhe Ellen, 54-vjeçe, kanë bërë pompa krahu paralelisht, teksa ishte publiku ai që njëzëri u numëronte pompat. Michelle ja kaloi Ellenit për 5 pompa më shumë dhe gazetarja në formë shakaje i tha: “Të lashë vetë të fitoje!” (LajmeShqip.com)